Organizata jonë Çlirimi Komunist shprehim solidaritetin tonë me banorët dhe lëvizjen që është zhvilluar në Shqipëri kundër planeve për grabitjen e tokës, privatizimin e bregdetit dhe shkatërrimin e mjedisit natyror në emër të një “zhvillimi turistik” që u shërben interesave të grupeve të mëdha të biznesit dhe investitorëve ndërkombëtarë.]
Η οργάνωσή Κομμουνιστική Απελευθέρωση, εκφράζει την αλληλεγγύη της προς τους κατοίκους και το κίνημα που έχει αναπτυχθεί στην Αλβανία ενάντια στα σχέδια αρπαγής της γης, ιδιωτικοποίησης των ακτών και καταστροφής του φυσικού περιβάλλοντος στο όνομα μιας «τουριστικής ανάπτυξης» που εξυπηρετεί τα συμφέροντα μεγάλων επιχειρηματικών ομίλων και διεθνών επενδυτών.
Mobilizimet dhe protestat që po vashdojnë, theksojnë kontrastin midis nevojave të punëtorëve, fshatarëve të varfër, banorët, nga njëra anë, dhe politikave që i përderojnë burimet publike dhe natyrore për shfrytëzimit e fitim. Edhe më shqetësues është përfshirja e skemave të biznesit të lidhura me familjen Trump dhe interesat izraelite, si dhe planet për investime të mëdha turistike në zona ekologjikisht të ndjeshme të bregdetit shqiptar, në laguna dhe në ishullin e Sazanit. Në të njëjtën kohë, zgjerimi i turizmit po plaçkit pronat e banorëve të varfër dhe po shkatërron tokën e tyre. Shtypjen e protestave e kanë marrë përsipër madje “ushtri” private rojesh dhe mercenarësh, të cilët arrestojnë dhe rrahin aktivistë pa as edhe një fasadë “ligjshmërie”. Ky është fytyra e kapitalizmit dhe e “zhvillimit”: nga Gaza e rrafshuar, të cilën duan ta shndërrojnë në një “Rivierë”, nga Ellinikoni i kazinove dhe rezidencave luksoze (ndërsa të varfrit nuk mund të përballojnë qiranë apo pushimet), deri te brigjet e Shqipërisë. Të njëjtat plane për ndërtimin e një Trump Tower në brigjet e Danubit në Beograd shkaktuan një lëvizje të madhe edhe në Serbi, e cila arriti të ndalojë këtë investim-grabitje.
Popujt e Ballkanit nuk kanë asgjë për të ndarë. Armiku i tyre i përbashkët janë politikat që sakrifikojnë botën e punës, mjedisin, të drejtat sociale dhe pasurinë popullore në altarin e përfitimit të kapitalit. Zhvillimi që imponohet nga qeveritë, shumëkombëshet dhe interesat e fuqishme të biznesit çon në dëbimin e banorëve, degradimin mjedisor dhe zgjerimin e pabarazive sociale. Shfrytëzimi nacionalist i ngjarjeve në Shqipëri nga qeveria, shumica e partive greke dhe mediat është disorientues dhe i rrezikshëm. Ata e paraqesin çështjen si “sulm ndaj minoritetit grek”, ndërsa plaçkitja turistike prek të gjithë banorët e zonës. Është gjithashtu qesharake të shfaqet çështja si një problem që ka të bëjë me ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE (Bashkimi Evropian),kur BE-ja është ajo që vulosi privatizimin e të gjitha të mirave publike, shkatërrimin e fshatarëve të vegjël, humbjen e arritjeve të punës.
Ne qëndrojmë në anën e atyre që luftojnë për mbrojtjen e tokës, të brigjeve, të burimeve natyrore dhe të drejtave të popullit në Shqipëri. Solidariteti ndërkombëtar, veprimi i përbashkët i lëvizjeve në Greqi, Shqipëri dhe në mbarë Ballkanin, përbën përgjigjen e nevojshme ndaj agresivitetit të kapitalit, të qeverive dhe të interesave imperialiste.
Bregdeti, toka dhe pasuria natyrore u përkasin popujve dhe jo investitorëve.
Fitore në luftën e popullit në Shqipëri
Pishë Poro-Narta: Ούτε γη, ούτε νερό: Φλαμίνγκο αλληλεγγύης και στην Αθήνα














